Lajme

Policia ndërprenë ahengun në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë

08/01/2020 21:53
nga:Gazeta Blic

Policia sonte ka ndërprenë një festë në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Kjo festë ishte surprizë dhe ishte organizuar për drejtoreshën e kësaj shkolle e cila ka dalë në pension dhe e ka ditëlindjen sot.

Stafi i kësaj shkolle ishte mbledhur duke mos respektuar vendimin e qeverisë për të iu shmangur tubimeve.

Pjesëmarrësit i janë bindur urdhrit të policisë dhe janë larguar menjëherë.