Sporti

Policia merr vendim zyrtar për akuzat ndaj Neymarit

07/30/2019 09:35
nga:M K

Policia braziliane ka pezulluar çështjen “Neymar” i cili akuzohet për përdhunim.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Sao Paulos ka thënë se rasti i akuzave ndaj Neymarit është pezulluar për shkak të mungesës së provave, por do të dërgohet te prokurorët për një vendim përfundimtar.

Hetimet filluan kur modelja braziliane, Najila Trindade, e akuzoi futbollistin se e kishte sulmuar atë në një hotel në Paris të Francës, në maj të këtij viti.

Neymar i mohoi këto akuza, duke thënë se marrëdhëniet e tyre ishin jo të mira.

Trindade pastaj e bëri një intervistë në një televizion brazilian, duke publikuar edhe pamje dhe një video nga një zënkë e tyre në hotelin në Paris.

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve