Lajme

Policia me detaje të reja për vrasjen në Vushtrri: Dorasi 58 vjeç, viktima 42 vjeçare

2 ditë më parë
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e rëndë në Stanovc të Vushtrrisë, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Gazeta Blic se dorasi është me inicialet A.M, 58 vjeçar, ndërsa viktima 42 vjeçare, me inicialet N.H.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, ka thënë Zahiti.

Ai për Gazeta Blic ka thënë se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë lidhur me rastin.

“Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, ka deklaruar Avni Zahiti./Gazeta Blic/