Lajme

Policia konfirmon për Gazeta Blic, shpërthimin në Merdare, jep detaje

12/08/2021 19:34
nga:Gazeta Blic

Për shkak të një mjeti shpërthyesështë mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdare.

Mjeti është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga KFOR-i.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje për Gazeta Blic, ata kanë dhëm detaje nga kjo ngjarje.

“Me datë 08.12.2021  rreth orës 17:30 në stacionin policor kufitar ( SPK-Merdare) nga pjestarë të KFOR-it është kërkuar ndalimi i përkohëshem i qarkullimit të personave dhe automjeteve, per arsye se janë duke e bërë shpërthimin në menyrë të kontrolluar të një mjeti shperthyes. Lokacioni i mjetit shpërthyes ka qenë në distancë mbi një kilometër largë pikës kufitare, por për shkaqe sigurie për një kohë të shkurtër është ndërprerë qarkullimi.
Rreth orës 18:20 rruga është liruar për qarkullim normal, pa probleme”, thuhet në përgjigjen e Policisë.