Lajme

Policia kap hajnat në flagrancë

04/16/2018 15:15
nga:D.I

Policia ka kapur në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.

Në këtë rast janë arrestuar K. Y, 32 vjeçar dhe Gj. K, 27 vjeçar.

Bëhet e ditur se policia ka konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve.

04/25/2018 18:00

Ngacmonte fëmijët në Prishtinë, arrestohet nga Policia