Lajme

Policia jep detajet për përleshjen e PDK-së në Skenderaj

04/15/2019 19:38
nga:LR H

Pas përleshjes së disa anëtarëve të PDK-së në Skenderaj gjatë ditës së djeshme, edhe Policia e Kosovës ka dhënë versionin e saj, shkruan Gazeta Blic.

Sipas raportit të PK-së, në kuvendin zgjedhor i cili dje u mbajt në Klinë të Epërme të Skenderajt, një person është paraqitur në polici ku ka raportuar se është kanosur nga një person.

Gazeta Blic merr vesh se bëhet fjalë për ish-kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun i cili në këtë kuvend kërcënoi një simpatizant të krahut të kryetarit të tanishëm të kësaj komune,  Bekim Jasharit.

Policia thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta.

“Raportohet se në një lokacion në Skenderaj është raportuar për një rast prishje e rendit dhe qetësisë publike. Lidhur me rastin viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se, është kanosur me fjalë nga një person mashkull K-Shqiptar. Rasti është trajtuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Përveç kësaj, Gazeta Blic merr vesh se Lushtakut edhe i është dorëzuar një fletparaqitje për në polici për t’u deklaruar lidhur me këtë rast.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme anëtarë të PDK-së kanë pasur një përleshje në mes vete me rastin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Gjithnjë sipas këtij burimi, deri tek rasti i incidentit është ardhur kur në këtë kuvend simpatizantët janë ndarë në dysh, në përkrahës të Sami Lushtakut dhe në përkrahës të Bekim Jasharit. /Gazeta Blic