Lajme

Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së 19 vjeçarit në Prizren

01/26/2020 19:08
nga:B. D

Policia Rajonale në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:52 minuta, PK ka pranuar informacion për lëndimin e një personi i cili ishte dërguar në Qendrën Emergjentë në Prizren, shkruan GazetaBlic.

Policia ka njoftuar se pas daljes së tyre në vendin e ngjarjes, është njoftuar se viktima E.K i moshës 19 vjeçare ka vdekur.

Policia thotë se dy personat e dyshuar janë H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994 e që të dy tashmë janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 2 thika që dyshohet se janë përdorur për vrasjen e 19 vjeçarit.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Me date 26 janar 2020, rreth orës 15:52 min, policia rajonale në Prizren fillimisht ka pranuar nje informacion per nje person me lëndime në qendren emergjente në Prizren, pasi policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe duke e trajtuar rastin ka pranuar informatën se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Viktima është E.K mashkull i moshës 19 vjeqare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje. Prokurori ka dalur në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

06/26/2020 23:21

Ndërron jetë 6 vjeçarja që u godit nga autobusi në Mitrovicë