Lajme

Policia jep detaje për rrahjen e sportistit në Gjilan, arrestohen tre persona

02/23/2021 09:18
nga:Sh Xh

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një rrahje që ndodhi në qytetin e Gjilanit.

Lëndime të rënda trupore nga kjo rrahje pësoi sportisti, Flamur Grabovci.

Grabovci me anë të një publikimi në Facebook tregoi edhe gjakun që i ishte lënë mbi trup si pasojë e rrahjes që iu bë nga tre persona.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se lidhur me këtë janë arrestuar tre persona të dyshimtë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën, në vendin e tij të punës.

Njoftimi i plotë nga Policia:

 Rr. Adem Jashari, Gjilan 22.02.2021 – 17:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

SKANDALOZE: Bodybuilderi kosovar, Flamur Grabovci rrahet në vendin e punës