Lajme

Policia jep detaje për rastin në “Muharrem Fejza”

05/15/2019 22:56
nga:Gazeta Blic

Para pak çastesh ka ndodhur një incident mes të rinjve në Prishtinë, ku për pasojë është lënduar një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Duat Hoxha, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se ka pasur përleshje mes disa personave.

“Në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ka pasur therje”, tha shkurtimisht Hoxha.

“Gazeta Blic” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tek sa arrin edhe ambulanta për trajtim mjekësor.