Lajme

Policia jep detaje për aksionin në lagjen “Kalabria”

07/18/2018 21:16
nga:A. R.

Pjesëtaret e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke kryer një operacion në lagjen Klabria, në Prishtinë, saktësisht në kompleskin “Te banesat e arabëve”.

Aksioni i policisë ka të bëjë me identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.

Lajmin për operacion e arrestimeve e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Por që ka thënë se më shumë detaje do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar, Po njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha.

/GazetaBlic/

07/21/2020 20:46

Ky është personi i arrestuar nga Policia e Kosovës, i dënuar me 20 vjet burg për trafikim ndërkombëtar me narkotikë