Showtime

Policia jep detaje për aksidentin në të cilin u përfshi Ermal Fejzullahu

05/22/2020 18:44
nga:L I

Pak minuta më parë GazetaBlic raportoi se Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident trafiku.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka pohuar se nuk ka persona të lënduar dhe bëhet fjalë për vet-aksident.

“Policia është njoftuar pak minuta më parë për një vet-aksident te Mensa e Studentëve. Është vetëm një veturë e përfshirë. Nuk ka asnjë person të lënduar. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes”, tha Bajram Krasniqi.

/GazetaBlic

Vet-aksidentohet Ermal Fejzullahu te Mensa e Studentëve