Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan

04/10/2020 13:08
nga:Mergim Rreci

Policia Rajonale në Gjilan ka dhënë detaje për IndeksOnline përkitazi me aksidentin e sapo ndodhur në qytetin e Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore.

“Ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në emergjencë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Hashani për IndeksOnline.

Në vendin e aksidentit janë parë tani edhe njësiti për hetimin e aksidenteve të trafikut.