Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Podujevë

07/13/2020 15:16
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin e rëndë në fshatin Brecë të Podujevës, raporton Gazeta Blic.

Flora Ahmetaj nga policia e Kosovës ka theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Brecë të Podujevës”, tha ajo për Gazeta Blic.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se një traktor deri sa ishte në lëvizje në një terren malor, për shkaqe akoma të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, ku janë lënduar rëndë dy persona.

“Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësitet kompetente”, tha ajo.

 

Aksident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

09/24/2020 09:30

Aksidenti ne Lipjan, dy të lënduar