Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku mbetën gjashtë të lënduar

04/29/2020 17:35
nga:E Sh

Rreth orës 15 të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Kërpimeh-Podujevë ku kanë mbetur të lënduar 6 persona.

Lajmin për “Gazeta Blic” zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Bradash të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë lënduar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.