Lajme

Policia i arreston dy persona për mashtrim

12/18/2019 19:51
nga:B. D

Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndërmarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasysh hapësirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovicës Jugu, sot është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar, të arrestuar janë:

S.D; (1982) mashkull/serb, shtetas i Serbisë dhe
S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

06/03/2020 23:03

Ndodhi edhe kjo: Deputetja e PDK-së kundër Hashim Thaçit, kërkon lirimin e aktivistit të Vetëvendosjes