Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

09/27/2024 16:33
nga:Sh R

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”. I dyshuari është Adnan Cani, 37 vjeçar, nga fshati Llashticë e komunës së Gjilanit.

“Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.