Sporti

Policia e Kosovës fitoi turneun e madh të futbollit në Kosovë

01/11/2019 20:06
nga:M K

Policia e Kosovës ka fituar edicionin “Burim Hatipi 2018” që organizon Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës në nderim të ish gazetarit dhe futbollistit të Prishtinës.

Në këtë turne morrën pjesë 7 skuadra. FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës, Policia e Kosovës, Fakuleti i Edukimit Fizik dhe Sportit, Federata e Punëtorëve Sportivë të Kosovës, Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Gazetarët Sportivë të Kosovës.

Në finale u ballafaqohen Policia e Kosovës kundër FAK-ut. Koha e rregullt u mbyllë me rezultat 1-1, ndërsa pas egzekutimit të penalltive PK-ja fitoi 3-2 shkruan faqja e SHGSK-së, përcjellë GazetaBlic.

Komisioni i përbërë nga Esat Mehmeti, Ismajl Kasumi dhe Avni Shabani, futbollistin Driton Dauti të Policisë së Kosovës si lojtarin më të mirë të turneut.

Atij ju dorëzua fenalla me numrin 8-të që kishte bartur i ndjeri Burim Hatipi. Çmimi golashënuesi më i mirë që këtë vit për herë të parë morri emrin “Fadil Vokrri”, u nda për Blerim Vilancin e Forcave të Armatosura të Kosovës, i cili shënoi 5 gola.

Portieri më i mirë i zgjodh Përparim Hetemi i FAK-ut.

03/21/2019 23:59

Argjentinë-Venezuelë, lajm i madh për tifozët e Messit