Cool

Policia e Dubait trajnohen për pilotimin e motoçikletave fluturuese që kushtojnë 150 mijë dollarë

11/09/2018 09:45
nga:Gazeta Blic

Policia e Dubait ka filluar të trajnohet se si duhet të përdorin motoçikletat fluturuese me katër helika, që u ndihmojnë të luftojnë krimin nga qielli.

Policët besojnë se motoçikleta fluturuese S3 2019 e dizajnuar nga një kompani me seli në Kaliforni, do t’ju ndihmojë të reagojnë më shpejt në rast të ndonjë krimi.

Në videon e publikuar më poshtë shihen policët me helmeta në kokë, duke tentuar ta ngritin në ajër motoçikletën fluturuese nga një fushë futbolli në Dubai.

Këto motoçikleta pritet të futen në përdorin nga vitit 2020, dhe do të jenë të disponueshme për dy njësi që tashmë kanë filluar trajnimin për pilotim.

Dizajnerët kishin prezantuar fluturaken tek autoritetet e Dubait, gjatë një panairi të teknologjisë informative të organizuar së fundmi në këtë vend.

Zyrtarët e kompanisë janë zotuar se do të mund t’i prodhojnë 40 fluturake të tilla për policinë e Dubait, nëse forcat e rendit janë të interesuara.

Ato do të mund t’i blejnë edhe civilët me një çmim prej 150 mijë dollarë, por fillimisht do të testohen nëse janë të aftë t’i pilotojnë.