Dy persona janë plagosur në Prishtinë nga të shtënat me armë zjarri, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se “aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”./Gazeta Blic/