Lajme

Policia arreston katër persona për “kontrabandë me emigrantë”

09/17/2020 18:08
nga:Sh Xh

Katër persona të dyshuar sot janë arrestuar për “kontrabandë me emigrantë”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikatë për medie.

“Më, 17.09.2020 rreth orës 03:30 një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë. Brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton se dyshohet se kjo veprimtari është organizuar në bashkëpunim mes dy shtetasve të Shqipërisë dhe dy shtetasve irakian.

“Dy shtetasit e Shqipërisë: F.S., lindur më 1966, mashkull shtetas i RSH-së dhe K.S., lindur më 1995, mashkull shtetas i RSH-së, dyshohet se kishin detyrë t’i dërgonin emigrantët deri në Mitrovicë. Kjo veprimtari është drejtuar nga dy shtetas, meshkuj irakian: A.A., lindur më 1982 dhe R.M., lindur më 1985. Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, ka arritur të lokalizojë vend-ndodhjen e të dyshuarve irakian dhe të njëjtit t’i arrestojë, po ashtu më parë83 ishin arrestuar edhe dy shtetasit e Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘kontrabanda me emigrantë’

02/27/2018 12:50

Kanadaja planifikon të pranojë rreth një milion emigrantë deri në vitin 2020