Lajme

Policia arreston 7 aktivistë të VV-së, ata po shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave

08/10/2018 10:14
nga:Q F

Policia e Kosovës ka arrestuar 7 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kur ata po realizonin një aksion simbolik, kundër dhunës ndaj grave.

Aksioni është realizuar në Gjakovë, atje ku para 3 netësh u vra nga ish bashkëshorti gruaja dhe vajza e saj e mitur, shkruan Gazeta Blic.

Aktivistët e VV-së, përfshirë vajza dhe djem, po shkruanin parulla në tokë dhe mure me mbishkrimet

“Viktima dhunohet, dhunuesi lirohet”, “Gruaja denoncon, policia injoron”

Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.

Njoftimi i plotë i VV-së

Arrestohen 7 aktivistë derisa shkruanin parulla kundër dhunës ndaj grave

Policia e Kosovës, e paaftë dhe e dështuar për t’i mbrojtur gratë nga dhuna dhe vrasjet ka arrestuar mbrëmë pas mesnate shtatë aktiviste e aktivistë deri sa po shkruanin parrulla në Gjakovë mbi vrasjen e grave. Parulla ‘Gratë dhunohen, policia flen’ është tregues për përkushtimin e institucioneve ndaj vetë qytetarëve të saj. Institucionet flejnë kur duhet të kryejnë punën e tyre dhe tregohen syçelë për t’i pengur aktivistet që kërkojnë drejtësi.

Aktivistët e arrestuar janë: Arlinda Gashi, Guxim Krasniqi, Uran Hasani, Kujtim Hasani, Ndriçim Berberi dhe Gerolld Nikoliqi.

Parullat janë shkruar edhe te Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ne e mbajmë përgjegjës komplet sistemin e drejtësisë për këto vrasje. Shteti jo vetëm që nuk bën asgjë t’i parandalojë por as pasi ndodhë krimi veprojnë sipas drejtësisë. Ne nuk mund të presim e shohim se si emrat e grave rrisin listat e vrasjeve. Prandaj sot në Gjakovë protestojmë për drejtësinë, për jetën, kundër dhunës, kundër mizogjinsë, kundër diskriminimeve.

08/19/2018 11:29

52 aksidente brenda një dite në Kosovë