Të paktën 12 arrestime janë bërë pas përplasjeve mes tifozëve të Napolit dhe Leicester City mbrëmë në stadiumin King Power.
Përleshjet shpërthyen para dhe pas takimit të Ligës së Evropës midis fansave anglezë dhe atyre italianë dhe raportohet se 12 tifozë tani janë arrestuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar, kështu që policia mund të arrestojë më shumë tifozë të përfshirë në përleshje në orët e ardhshme.
Raportet tregojnë se tifozët thyenë barrierat dhe filluan ti përdorin gjësendet e stadiumit si armë ndaj njëri – tjetrit.
Troubling scenes last night. #lcfc https://t.co/WyJfjj51zd
— LCFC Live (@LiveLCFC) September 17, 2021
Policia e Leicester e përshkroi sjelljen e tifozëve të Napolit dhe Leicester Cityt si të turpshme në llogarinë e Twitterit.
“I gjithë emocioni për këtë garë evropiane u prish edhe një herë nga disa tifozë. CCTV do të shikohet dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi”, shkruhet në postimin e tyre.


/GazetaBlic Sport/


