Lajme

Polici i cili dyshohet se zbuloi rastin e djalit të Shpend Maxhunit, shpallet i pafajshëm

06/13/2019 12:19
nga:L H

Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal, ndaj policit, Afrim Karaxha, të cilin e kishte ngritur Inspektorati Policor, nën dyshimin se polici në fjalë kishte nxjerrë informatat për rastin e djalit të ishefit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic, të cilat kanë thënë se edhe përkundër insistimit të IPK-së për dënim me burg të policit në fjalë, ai është shpallur i pafajshëm nga Prokuroria Themelore.

Inspektorati Policor me t’u publikuar lajmi në Gazeta Blic muaj më parë e kishte suspenduar Afrim Karaxhën.

Ndryshe, natën e 12 tetorit të vitit të kaluar Shpëtim Maxhuni, djali i shefit të AKI-së Shpend Maxhuni, u ndalua në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Sipas raportimeve, policia e kishte ndaluar veturën Golf 4 dhe gjatë bastisjes në jaknën e djalit të Shpend Maxhunit kishte zbuluar revolen e tipit “Zastava” me katër fishekë.

Për këtë, ai në deklaratën e tij në polici pati thënë revolja ishte e mikut të tij i cili e kishte harruar në makinë disa orë më parë./Gazeta Blic