Lajme

Polica kap personin e katërt, të dyshuar për plagosjen në Pejë

09/12/2019 10:07
nga:Y I

Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestoj edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes, që ndodhi të martën në qytetin e Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media vet policia.

Pejë 10.09.2019-12:50.

Lidhur me rastin, pas një pune operative është arrestuar edhe i dyshuari dytë mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndryshe, rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, ku edhe është plagosur një person.