Sporti

Pogba shumë afër largimit, Raiola refuzon takimin me krerët e United për rinovimin e kontratës

04/26/2019 10:36
nga:M K

E ardhmja e Paul Pogba duket se do të jetë larg Manchester United duke filluar nga sezoni i ardhshëm, edhe pse francezi ka kontratë deri në vitin 2021 me “Djajtë e Kuq”.

“The Sun” ka zbuluar se klubi anglez i ka kërkuar agjentit Mino Raiola që të takohen për të biseduar për rinovimin e kontratës.

Mirëpo, sipas gazetës angleze, Pogba është i vendosur për t’u larguar dhe Raiola ka refuzuar të zhvillojë një takim për këtë temë me United.

Gazeta shpjegon se Pogba nuk ndihet mirë dhe nuk është i lumtur me atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Për më tepër, që 26-vjeçari nuk është i bindur për të ardhmen me një trajner si Ole Gunnar Solskjaer.

Pak ditë më parë në media u shkrua se Pogba i ka vënë në dijeni drejtuesit e klubit se do të largohet në fund të sezonit, teksa Real Madridi është objektivi kryesor për të ardhmen e tij, por nuk përjashtohet as një rikthim tek Juventus.

05/25/2019 15:09

Ky pritet të jetë formacioni i Milanit në duelin e nesërm kundër Spal-it