Sporti

Pogba në Inter?

04/25/2020 12:16
nga:M K

Juventusi dhe Real Madridi janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e yllit të Manchester United, Paul Pogba.

Kampioni i 20-fishtë anglez tashmë ka konfirmuar se nuk do ta rinovojë kontratën me francezin, andaj edhe është i hapur për oferta, përcjell GazetaBlic.

Ende nuk dihet shuma, por e gjitha do të varet nga konkurrenca e klubeve për të arritur tek ai, megjithëse parashihet të jetë diku 70-80 milionë euro.

Interesant është fakti se mediat ndërkombëtare të sportit i japin përparësi shumë Interit, duke u bazuar në faktin se trajneri Conte, ka qenë trajner i Juvens pikërisht kur Pogba luante në “Allianz”.

Ata të dy gëzojnë raporte të mira. Ky raport mes tyre pritet të vendos shumëçka sa i përket të ardhmes së futbollistit.

/GazetaBlic/

06/28/2020 23:43

Spektakël në “Ennio Tardini”, Interi përmbys Parmën në çastet e fundit