Sporti

Pogba i dërgon mesazh lojtarit të Juventusit

09/14/2018 12:57
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura të kësaj merkatoje.

Fjala është për fantazistin e Manchester United, Paul Pogba, i cili gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga ‘Teatri i Ëndrrave’, shkruan GazetaBlic.

Madje raportohej edhe për destinacionin e rradhës të futbollistit. Barcelona dhe Juventusi janë skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, me këta të fundit në ‘pole-position’.

Por vijnë sinjale interesante nga mediat italiane. Kampioni i botës me Francën i ka dërguar një mesazh në ‘Whatsapp’.

Mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për ç’do ndryshim eventual.

Ajo që është e sigurtë, Pogba i ka ditët e numëruara në ‘Old Trafford’.

/GazetaBlic/

11/11/2018 10:42

Juventusi i’a ofron tre lojtar Manchester Unitedit për Pogban