Cult

Poetja Luljeta Lleshanaku e nominuar për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022” në Poloni

01/11/2021 21:33
nga:Flutura Gashi

Poetja Luljeta Lleshanaku është nominuar për çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga qyteti Gdansk në Poloni.

Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor, lirinë dhe elemente që karakterizojnë vlera të jashtëzakonshme artistike.

Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa.

Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorota Horodynska.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë të organizuar në Gdańsk.

Fituesi i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake.
Gjithashtu edhe përkthyesi i poetit fitues do të marrë, një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.

Në përbërje të jurisë do të jetë edhe nobelistja polake Olga Tokarczuk ndersa në jurin e çmimit të “Poetit Europian të Lirisë” do të jenë Krzysztof Czyżewski (kryetari i jurisë), Paweł Huelle, Zbigniew Mikołejko, Stanisław Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska and Olga Tokarczuk.

/GazetaBlic/.