Lajme

Podujevë: Ngacmoi ish të dashurën, i dyshuari përfundon në pranga

11/15/2025 09:51
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se kishte ngacmuar dhe ia kishte dëmtuar telefonin ish të dashurës së tij.

Sipas organeve të rendit, i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte ngacmuar dhe ja dëmtuar telefonin ish të dashurës së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, la njoftuar Policia.