Sporti

Pochettino trajner i Barcelonës?

08/15/2020 08:35
nga:M K

Është i papunë që pas largimit nga Tottenhemi, por duket se Mauricio Pochettino mund të bëhet shumë shpejt me skuadër të re.

Mbrëmë, pas humbjes poshtëruese nga Bayern, gazetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano raportoi se Barcelona ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Setien, përcjell GazetaBlic.

Pra, spanjolli nuk do të jetë shef i shtabit teknik të Blaugranas edhe në sezonin e ri. Në listën e ngushtë prej dy emrash për ta zëvendësuar atë janë Xavi Hernandez dhe Pochettino.

Xavi, edhe më herët kishte deklaruar se ende është herët për ta drejtuar ish-skuadrën, çka do të thotë se argjentinasi është në “pole-position”.

Gjithsesi, momentalisht janë vetëm zëra të opinionit, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim.

/GazetaBlic/

07/03/2020 15:51

Pochettino, një nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Quique Setién