Sporti

Pochettino refuzon klubin e njohur spanjoll

12/25/2019 08:22
nga:Lorik J

Mauricio Pochettino është një nga trajnerët që po kërkohet nga disa skuadra prestigjoze në Europë.

Ish-trajneri i Tottenham, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga Real Betis. Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komod në renditjen e La Ligas, ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane.

Gjasat janë që argjentinasi të pushojë deri në verë, për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe para fillimit të sezonit të ri.