Sporti

Pochettino pas trofeut të parë: Ky është vetëm fillimi

01/14/2021 09:03
nga:M K

Nuk arriti ta bëjë për 12 vite më radhë me skuadra si Espanyol, Southampton e Tottenham.

Por mjaftuan vetëm dy javë në stolin e PSG-së dhe Pochettino fitoi trofeun e parë, përcjell GazetaBlic.

Argjentinasi 48 vjeçar, pas triumfit ndaj Marseille, 2-1, me ç’rast parisienët fituan superkupën franceze, deklaroi se është tejet i lumtur me këtë fitore, ndërsa shtoi se ky është vetëm fillimi.

“Kjo fitore vlen më shumë se një trofe, janë nderi dhe krenaria gjërat kryesore për klubin dhe për tifozët. Me hapa të sigurt, skuadra po bën atë çfarë unë kam kërkuar.

Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me punë dhe gjatë kohës, mund të instalojmë idetë tona dhe të kemi progres përpara. Dua të falenderojë lojtarët, drejtorin sportiv Leonardon dhe presidentin Al-Khelaifi për këtë mundësi”, tha ndër të tjera tekniku ameriko-latin.

/GazetaBlic/

01/16/2021 09:53

Pochettino, trajneri më i paguar në histori të PSG-së