Sporti

Po të ishte Guardiola trajner i United kjo skuadër do të shkëlqente

03/14/2018 10:34
nga:Y.K

Ian Wright legjenda e Arsenalit, mendon se tifozët e United do të shihnin një ekip shumë më ndryshe nga ky që po e shohim nëse trajner i tyre do të ishte Pep Guardiola.

Wright beson që Guardiola do të kishte ditur të menaxhoi lojtarët që ka Manchester United, shkruan “Sky Sports” transmeton Gazeta Blic

“Kur sheh ekipin e Cityt, ata janë skuadër kolektive në të njëjtën kohë gjithë. Nëse sheh ekipin e Man Utd, duket skuadër më shumë individë, mendoj se ata janë lojtarë të mëdhenj dhe po aq të mirë sa lojtarët e Cityt.

“Por ato nuk janë skuadër e bashkuar, ata nuk janë së bashku në mënyrë kolektive, shikojeni skuadrën e Cityt sa e bashkuar është”

“Nëse ata ndërrojnë menaxherët, unë mendoj se United do të bënte pikërisht atë që City po bën, sepse ata kanë llojin e lojtarëve që Pep do të jetë në gjendje të marrë më të mirë nga ata, pa dyshim, sepse ai nuk do të luajë si luan Mourinho” tha Wright

Wright gjithashtu beson se lojtarët e Unitedit do të kenë më shumë kënaqësi duke luajtur me Guardiolën./Gazeta Blic 

 

09/18/2018 09:29

Jose Mourinho vjen me një ndryshim të madh në formacion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve