Lajme

A po shkon bota drejt luftës, rekord shpenzimesh ushtarake për 2017

06/29/2018 09:02
nga:A. R.

Për 2017-n, u shpenzuan 1 739 miliardë dollarë për armatime dhe ushtri. Në vitin 2017 këto shpenzime u rritën 1,1% krahasuar me vitin 2016. Këto të dhëna u paraqitën nga Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Paqen (SIPRI) në raportin e tij të fundit.

Vendet që rritën shpenzimet janë SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Rusia. Shpenzimet e këtyre pesë vendeve përfaqësojnë 60% të totalit botëror të shpenzimeve.

Në Bashkimin Europian, më shumë ka shpenzuar Britania e Madhe, e ndjekur nga Franca, Gjermania dhe Italia. SIPRI u krijua në vitin 1966.

 

 

05/14/2019 16:05

12 ilustrime prekëse që tregojnë se bota jonë ka shkuar pak tepër larg