Showtime

Po flitet se janë ndarë, por këto imazhe të Atifetes së bashku më bashkëshortin nuk i keni parë!

02/03/2018 22:59
nga:M H

Që kur Atifete Jahjaga është bërë presidente e Kosovës, shkrimet e mediave për jetën e saj private nuk kanë rreshtur.

Sot në media u raportua se ish-presidentja Atifete Jahjaga, është në proces gjyqësor për divorc nga bashkëshorti i saj.

Por e njejta duke mos pohuar e as mohuar, i ka quajtur “marre” lajmet të cilat përseriten shpesh në media në lidhje me ndarjen e saj nga bashkëshorti.

“Leni këto gjëra. Leni këto gjëra qe sa vite jeni duke u marrë. Është marre”, ka thënë Jahjaga e kontaktuar nga mediat sot.

Por kush është bashkëshorti i saj për të cilën po flitet kaq shpesh se është ndarë Jahjaga?

Astrit Kuci, është me profesion dentist dhe gjatë kohës sa bashkëshortja e tij ishte presidente e vendit, dhe ai mbante epitetin “Zotriu i parë”, është shfaqur rrallë në publik, shkruan Magazina.al

Edhe sot zotri Kuçi vazhdon të rri larg syrit të publikut, pavarësisht lajmeve në lidhje me bashkëshorten e tij dhe ndarjen prej saj.

02/24/2018 13:20

Alessandra s’e harron zakonin e vjetër! Poza seksi edhe pas largimit nga ‘Victoria Secret’