Lajme

Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet një 45-vjeçar në Lushnjë

01/14/2024 18:05
nga:G B

Një 45-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, brenda së cilës iu gjet edhe një armë.

Policia ka bërë të ditur se pas kontrollit atij iu gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se 45-vjeçarit iu sekuestruan armët dhe fishekët.