Sporti

Po bënte një intervistë pas humbjes, Ramos debaton ashpër me tifozët e Sevillas

01/04/2024 22:18
nga:Mergim Rreci

Sevilla humbi 2-0 në shtëpi nga Athletic Bilbao në ndeshjen e sotme në La Liga.

Sergio Ramos u nervozua shumë pas ndeshjes dhe debatoi me tifozët e skuadrës së tij gjatë kohës kur po kryente një intervistë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Çfarë po shikoni budalla, mbylle gojën! Respektoni njerëzit që flasin këtu. Jini të respektueshëm!”, i’u drejtua atyre Ramos.