Lajme

Pneumonia e çuditshme e shfaqur në Kazakistan po tremb botën, ja çfarë fshihet vërtet pas saj!

07/16/2020 14:52
nga:Y I

Gjithçka filloi kur ambasada kineze në kryeqytetin e Kazakistanit, njoftoi se në Nur Sultan ishin regjistruar disa raste të një “pneumonie të panjohur”.

Një sëmundje,- thanë burimet kineze,- shumë më agresive se Covid-19.

“Shkalla e vdekshmërisë së kësaj sëmundje është shumë më e lartë se koronavirusi. Departamentet e shëndetit në Kazakistan po kryejnë studime krahasuese mbi virusin e ri të pneumonisë, por ende nuk e kanë identifikuar atë”- thanë diplomatët kinezë për ‘South Morning Post’.

Lajmi natyrisht bëri xhiron e botës, duke shqetësuar jo pak njerëzit.

Po vërtetë duhet të kemi frikë për shëndetin tonë?

Dhe, mbi të gjitha, a jemi vërtet përballë një sëmundjeje të re (dhe të tmerrshme) që mund të paralizojë përsëri botën?

Ritregimi

Njoftimi i ambasadës kineze në Nur Sultan erdhi disa ditë pas lajmit se në Mongoli ishin shfaqur disa rasteve të murtajës.

Në mes të një epidemie Covid, informacione të ngjashme kanë shqetësuar, dhe jo pak, shumë njerëz.

“Pas koronavirusit, këtu po vjen murtaja,” – thanë shumë.

Sensacionalizmi gjithmonë ndikon, veçanërisht në këtë periudhë…

Megjithatë, raste të murtajës (fatmirësisht pak) ndodhin çdo vit. Pa harruar që ka sëmundje shumë më të rrezikshme sesa koronavirusi (siç është Ebola) që vazhdojnë të prekin njerëzit. Sidoqoftë, për ato flitet fare pak…

Kazakistani është sigurisht një lajm sensacional, por gjithashtu synon krijimin e një lloj mburoje për Pekinin për të frenuar dëmet ndaj tij që lidhen me koronavirusin. Loja e fajit funksionon gjithmonë, veçanërisht në politikë, dhe gjetja e “shpërndarësve” të rinj është një strategji e shkëlqyeshme.

Menjëherë pas përhapjes së këtij lajmi, megjithatë, Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit ndërhyri duke thënë se “OBSH i ka futur kodet e pneumonisë në Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve (Icd-10), ndërsa Covid-19 është diagnostikuar klinikisht ose në mënyrë epidemiologjike, për shembull përmes mushkërive të prekura, dhe nuk konfirmohet në laborator.”

Në një takim të 9 korrikut, për më tepër, “Ministri i Shëndetësisë së Kazaihstan, Alexey Tsoi, duke folur për numrin e përgjithshëm të rasteve të pneumonisë së re në vend, tha se ato janë me origjinë bakteriale, kërpudhore, virale, përfshirë “pneumoni virale të etiologjisë së papërcaktuar “, sipas klasifikimit Icd-10 të OBSH-së”.

Lajmi i lëshuar nga ambasada kineze në Kazakistan u mohua gjithashtu edhe nga OBSH-ja e cila tha se këto janë raste të thjeshta të Covid-19 dhe nuk kanë lidhje me rastet e pneumonisë të klasifikuara Icd-10.

Nur Sultan aktualisht është i angazhuar për të luftuar Covid dhe po vazhdon të monitorojë dhe gjurmojë edhe rastet e pneumonisë së fjalë.