Sporti

Plot 3 vite e 7 muaj , Milani nuk di për fitore në derbi!

09/22/2019 11:04
nga:M K

Plot 3 vite 7 muaj dhe 21 ditë kishte Milani pa fituar në një derbi me Interin në Serie A, por për të shijuar këtë duhet të presë sërish, pasi në derbin numër 170, Inter ka dalë sërish fitues me rezultatin e pastër 0-2.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, edhe pse zikaltrit u përpoqën të ndërtojnë më shumë lojë dhe prodhuan raste më konkrete.

Gjithsesi nga një gol për secilën skuadër u anulua për pozicion jashtë loje. 45 minutat e dyta folën vetëm për Interin e Conte, që shënoi në fillim me Brozovic, falë një devijimi të Leao.

Ndërkohë që golin e qetësisë e shënoi Romelu Lukaku. Në vijim Politano tronditi traversën, ndërsa Candreva u ndal nga shtylla.

Me këtë fitore Inter mbetet në vend të parë me 12 pikë të plota në 4 javë të Serie A, ndërsa Milani zhytet në krizë të thellë rezultatesh me 6 pikë, por që nuk bind në lojë.

10/23/2019 19:47

Formacionet zyrtare: Inter – Dortmund