Sporti

Plisat sqarojnë situatën: Ja pse e kemi kthyer mbrapsht transparentin

09/22/2019 23:30
nga:Lorik J

Prishtina ka fituar ndaj Gjilanit me rezultatin 2-1 edhe përkundër problemeve të shumta në klub.

Gjatë tërë ndeshjes, tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryesisë së klubit, duke kënduar kundër tyre, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, ata nuk e ndalën me keq – pasi shkuan edhe më tej, duke vendosur transparentin mbrapsht – gjë e cila nënkupton bojkotim.

Më poshtë keni postimin e plotë të ‘Plisave’ në rrjetin social, Facebook – ku zbulojnë gjithçka çfarë kanë bërë sot:

“Per shkak te shume pyetjeve dhe ‘shqetesimeve’ te disave ne lidhje me transparentin e Plisave te kthyer mbrapsht sonte ne ndeshjen kunder Gjilanit, deshtem me ju informu se ajo nuk ishte gabim por me qellim. Prandaj edhe u mbajt gjate gjithe ndeshjes.

Plisat jane ne proteste dhe te pakenaqur me gjendjen ne klub. Per ate arsye transparenti i kthyer mbrapsht ne kuptimin e flamujve tregon pakenaqesi dhe proteste (si ne tifozeri ashtu edhe ne lami tjera).

Ne mundemi ta bojkotojme ndeshjen, por lojtaret tane kane nevoje per perkrahje.

Tjeter here gjerat ejani kuptoni ne stadium, jo ne facebook.

P.s. I bejme me dije kryesise se Prishtines, se prapa Plisave nuk eshte askush sic po pretendojne ata, prapa Prishtines jane Plisat, e ju duhet te punoni sinqerisht per Prishtinen ne menyre qe mos ti keni Plisat kunder.

Faleminderit lojtareve per ndeshje me zemer dhe per fitoren e sotme”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic/