Një përplasje fizike ka ndodhur mes deputetit të PD-së, Besart Xhaferri, dhe policisë këtë të shtunë gjatë protestës së opozitës.
Gjatë një momenti kur policia po arrestonte protestuesit, deputeti Xhaferri ndërhyri, duke u përplasur fizikisht me efektivët.
Nga pamjet duket tension i lartë ndërmjet tij dhe policisë, ndërsa në video dëgjohet përdorimi i një fjalori të papërshtatshëm dhe i ashpër.


