Sporti

“Plas” tek Barcelona, presidenti i klubit paralajmëron gjobë për këtë futbollist!

08/02/2020 10:34
nga:Lorik J

Presidenti i FC Barcelona, ​​Josep Maria Bartomeu ka reaguar ashpër ndaj mesfushorin të tyre të tranferuar tek Juventusi, Arthur Melo mbi refuzimin e brazilianit për t’u rikthyer në stërvitje me klubin.

Arthur, i cili do të bashkohet me Juventusin gjatë verës, raportohet se ndjen se është keqtrajtuar nga katalunasit që kur pranoi të largohej nga klubi, përcjell GazetaBlic.

Sidoqoftë, Bartomeu e sheh aktin e Arthur si të papranueshëm.

“Është e papranueshme, është një akt aspak disiplinor – sepse nuk ka asnjë arsye për të justifikuar që të mos kthehet me shokët e tij të skuadrës – tani që ne do të luajmë Ligën e Kampionëve”, tha presidenti për Sport.es

“Do të ketë një lloj sanksioni dhe një gjobë. Ai nuk ka dhënë asnjë arsye, ai tha se është vendimi i tij, se ai është në Brazil dhe ai nuk do të kthehet”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Barcelona dhe Napoli takohen me 8 gusht në Camp Nou.

/GazetaBlic/