Showtime

Plas ‘sherri’ mes Alketa Vejsiut dhe Olti Currit për festivalin e Sanremos? Ky i fundit përfshin edhe Edi Ramën me bashkëshorten e tij

01/14/2020 17:58
nga:L I

Tashmë është zyrtare që Alketa Vejsiu do të prezantojë festivalin e Sanremos të këtij viti, shkruan GazetaBlic.

Lajmin si fillim e dha edhe vet moderatorja përmes një postimi të bërë në Instagram, ku u shpreh se kishte vite që punonte për të realizuar këtë ëndërr.

Alketa Vejsiu do të prezantojë Festivalin e Sanremos në Itali

Por, duket se kjo gjë nuk është pritur mirë nga blogeri dhe opinionisti Olti Curri i cili ka thumbuar Alketën sa i përket prezantimit të Sanremos.

Olti poston dy fotot e fundit duke thënë se : Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu” ky është dhe ekuacioni i Olti Currit për të mbërritur tek pyetja se si Alketa e shtroi rrugën për eventin e rëndësishëm.

Bloggeri mendon se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj.

/GazetaBlic