Showtime

Plas ‘sherri’! Fifi me këngën “Habibi” iu bën diss Taynas, Rinës dhe Melindës

08/22/2018 13:18
nga:L I

Këngëtarja Fifi ditën e djeshme lansoi projektin e ri me titull “Habibi” i cili u prit mjaft mirë nga publiku, shkruan GazetaBlic.

Por, projekti i saj u komentua shumë si një diss ndaj emrave të ri të estradës.

E kohëve të fundit një gjë e tillë mes femrave të estradës po ndodhë shpesh, në veçanti mes Taynas dhe Rina Balajt.

Por, Fifi ka vendosur që tu bëj diss që të dyjave, shtuar këtu dhe Melinda Ademin.

Si fillim, Fifi e nis me Taynan, më saktë me këngën “Columbiana” ku një pjesë e tekstit thotë: “Beli qaq i hollë dy kollana me i çitë”, e ndërsa Fifi vjen me diss-in e saj ndaj saj ku thotë: “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u u kalb n’silikon”.

Më tej, Fifi vazhdon me Melinda Ademin ku thotë: “Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, duke iu referuar këngës “Lulija”.

Ndërsa për fund ajo ka lënë Rina Balajn sa i përket projektit të saj me Feron “Ska konkurencë”, “I hina fell po konkurencën me hashash kom me jau pshtjell, E keni fëlliq krejt t’u bo bordell, o ciceronk e trapit t’u ka bo shpellë”, thotë Fifi.

Ndonëse është komentuar shumë dhe në Youtube si një diss ndaj këtyre të trejave, por ende asnjëra nga to nuk ka reaguar./GazetaBlic

06/30/2020 13:24

Fifi zbulon këngëtarët që do t’i këndojnë në dasmë