Lajme

Plani “sekret” i Hashim Thaçit dhe PDK-së, për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme!

07/23/2019 17:15
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish- partia e tij- PDK janë duke bërë përpjekje që të mos lejojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja, pavarësisht pse Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Gazeta Blic nga burime të afërta me presidentin Hashim Thaçi dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli ka marrë vesh se dy liderët janë duke kërkuar rrugë ligjore e kushtetuese, si dhe partner të mundshëm që vendi të mos shkoj në zgjedhje të reja.

“Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë në kërkim të rrugëve ligjore që të mos lejojnë vendin të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, edhe presidenti Thaçi edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i kanë arsyet e forta që të mos shkohet në zgjedhje.

Derisa presidenti Thaçi me çdo kusht po dëshiron vazhdimin e bisedimeve me Serbinë, e ku pengesë del të jetë taksa, dhe në rast të ardhjes së një qeveri të re ajo do të hiqej menjëherë, në anën tjetër, Kadri Veseli dhe PDK po u frikësohen zgjedhjeve, për shkak se në sondazhe po dalin keq.

“Hashim Thaçi po kërkon me çdo kusht që të formoj një qeveri, e cila do ta hiqte pengesën për të vazhduar bisedimet me Serbinë- taksën e vendosur nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Dy skenarët e Hashim Thaçit

Sipas këtyre burimeve, nëse Hashim Thaçit i dështon skenari i gjetjes së një kryeministri të ri, në vend të Haradinajt, si opsion të fundit e sheh edhe krijimin e një qeveri teknike, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje dhe që të zhbllokohet dialogu me Serbinë.

“Kreu i PDK-së, Kadri Veseli edhe pse publikisht po deklaron se është gati për zgjedhje, ai në fakt po e bënë të kundërtën, që ato të mos mbahen në vjeshtë”, tha ky burim.

Ndërkohë, kanë kaluar 5 ditë që kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, dhe Hashim Thaçi ende nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Të vetmën deklaratë që Hashim Thaçi e ka thënë deri më tani, ka të bëjë të ftuarit nga Gjykata Spedciale.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH”, ka shkruar ai.

A mund të ketë mandatar të ri, pa zgjedhje?

Ndërsa shumica e partive po përmendin zgjedhjet e reja si opsionin më të mundshëm, merret vesh se Hashim Thaçi e PDK po punojnë në teren që të gjejnë mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Deri më tani siç merr vesh Gazeta Blic, janë kontaktuar minoritetet, ku u është kërkuar mbështetje për mandatarin e ri. Ndërkaq, Hashim Thaçi përmes njerëzve të tij, është duke u munduar që të kërkoj edhe nga disa parti tjera, që të mos shkohet në zgjedhje, por të gjendet një kandidat tjetër për kryeministër.

Sidoqoftë, njohësit e së drejtës kushtetuese janë të ndara rreth asaj se ka apo nuk ka të drejtë, PDK si e vetme të propozoj ndonjë kandidat për kryeministër, pa shkuar fare në zgjedhje.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se PAN-i mund ta propozojë nga kandidatë të ri për kryeministër por vetëm me konsensus të plotë të brendshëm.

Ndërkaq, juristi tjetër, Vigan Qorolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që PDK të ketë të drejtën që të propozojë një mandatar të ri për kryeministër.

“Është në dorën e kryetarit të PDK-së që ta formojë një shumicë e cila kalon me 61 vota, kjo është mundësi kushtetuese por me pak mundësi që të ndodhë, sepse Haradinaj ka kërkuar zgjedhje të reja dhe nuk ofron vota për krijim të një qeverie të re”, ka thënë Vigan Qorolli në një intervistë televizive.

Kërcënon VV, partitë tjera kërkojnë zgjedhje të reja

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, thuasje të gjitha partitë politike në vend kanë kërkuar zgjedhje të reja.

Madje, Lëvizja Vetëvendosje, sot në një konferencë me media i ka dhënë ultimatum presidentit që sa më parë të organizoj zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që të caktohet sa më shpejt data e zgjedhje të reja dhe ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në asnjë mbledhje ku do të diskutohet mundësia e mandatarit të dytë.

Në të kundërtën kjo parti opozitare ka theksuar se javën e ardhshme do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës, teksa i bën me dije kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj se ai nuk mund të merr asnjë vendim madhor, por formalisht deri në zgjedhje të reja të kryejë funksionin e tij.Shefi i deputetëve të VV-së, Glauk Konjufca përmes një konference për media ka kërkuar që sa më shpejt të caktohet data e zgjedhjeve të reja.

Konjufca u shpreh optimist për një koalicion parazgjedhor me LDK-në dhe u shpreh kategorik kundër një Qeverie teknike, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

“Nëse këtë javë nuk bëhet e ditur caktimi i datës së zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në ato mbledhje ku do të diskutohet mandatari. Nëse luhet kjo lojë nga ana e presidentit ne në javën e ardhshme do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme për të shpërbërë Kuvendin”, tha ai.Ndërkaq, nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi tha se Qeveria në dorëheqje nuk duhet të merr asnjë vendim madhor që do të ndikonte në qeverinë e ardhshme.

Takimi “sekret” i Agim Veliut e Sami Lushtakut në Podujevë?!

08/20/2019 22:33

Blindohet qyteti francez, 13,200 policë dhe xhandarë mobilizohen për sigurinë e G7-ës