• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Plani i Mobilitetit, Qendra Omni-Sport dhe investimet në sport”- Projektet kryesore të Gëzim Plakollit për Mitrovicën!

10/11/2025 17:24
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Gzim Plakolli.

Plakolli foli për projektet që do t’a nxirrnin Mitrovicën sipas tij nga zymtësia ku është aktualisht.

Ai renditi nga Plani i Mobilitetit, investimet në arsim dhe sporti.

“E para duhet një plan mobiliteti i cili i ofron Mitrovicës transport të organizuar, rrugë të qasshme, dy hyrjet e Mitrovicës do t’i përmirësojmë nga Peja dhe Mitrovica, do t’i japim sharm qytetit, do të vërehet që po hyn në qytet. Sot hyrjet dhe daljet e Mitrovicës janë të zymta, nuk din a po hyn në qytet apo po hyn në ndonjë fshat apo lagje. Fatkeqësisht plani i Mobilitetit do të na japë programin për transport urban, kemi planifikuar katër linja urbane që i lidhin katër daljet e Mitrovicës me Shalën e Bajgorës me Kçiqin me Kushtovn dhe Broboniqin. Kemi planifikuar autobuz elektrik, do t’i ofrojmë qytetarëve rreth 300-400 parkingje, ka nevojë Mitrovica dhe do t’i ofrojmë ndriçim publik smart-të mençur. Në momentin që t’i kemi nën kontroll dhe t’i zbutim këto hargjimet e komunës së Mitrovicës që janë enorme. Sot ndriçimi në Mitrovicë është katastrofal, është nga Ish-Jugosllavia, përveç këto rrugët e reja që janë inaguru nga komuna tani, i gjithë ndriçimi tjetër është i trashëguar nga sistemi i vjetër”

“Projekti i dytë të cilin dua t’a veçoj është Qendra Omni Sport, sot e tre vite ajo qendër është jashtë funksioni për shkak të vërshimeve që kanë ndodh para tre vitesh në Mitrovicë. Pse e shohim shumë të rëndësishme funksionimin e Omni Sportit?…. E para do t’i ofrojmë ‘Shkollën e Notit’ të gjithë nxënësve të klasave të pesta, të gjitha shkollave të Mitrovicës do t’i ofrojmë kurset e notit falas. Nëse ne fëmijëve ua mësojmë notin dmth që ne shpëtojmë një jetë dhe merr një mësim i cili do t’i shërbejë gjithë jetën. E dyta arsimin, kemi me ndërtu gjimnazin e ri, ‘Abullah Shabanin’ nga e para, përveç investimit në dy shkolla, pesë salla sportive do t’i bëjmë në pesë shkolla të Mesme dhe fillore në Mitrovicë. Duhet t’a përmend këtu ‘Abullah Shabanin’, sallën sportive, Shkollën Teknike në Zhabor, Kçiq dhe në Eqrem Qabej do t’a bëjmë sallën sportive. Do t’i bëjmë tabelat digjitale për të gjitha klasat dhe në një ose dy shkolla do t’a implementojmë si pilot-projekt, mësimin tërëditor. Nëse jep rezultatet e pritura atëherë do t’a zgjerojmë edhe në shkollat e tjera”

“Edhe projekti i tretë të cilin dua t’a veçoj këtu ka të bëjë me sportin, do të investojmë në Stadiumin ‘Riza Lushta’, vetëm rajoni i Mitrovicës nuk e ka një fushë sportive të implementuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. FFK që pesë vite pret nga Komuna një parcelë toke në të cilën është e gatshme Federata me investu 1 milion euro, në Stadium dhe në të gjitha ato pajisjet përcjellëse” tha Plakolli në Blic Interview.

Plakolli foli në lidhje me problemin që ka Mitrovica ne pastërtinë dhe qentë endacakë.

“Do t’a kthejmë atë shpirtin urban që e ka Mitrovica, do ta bëjmë qytet të jetueshëm dhe të pastër. Prej vitit 2016 deponia në Koshtovë është jashtë kontratës, që 9 vite ajo deponi funksionon pa kontratë, është ‘bombë’ e kurdisur në Mitrovicë. Nëse ne dështojmë me Komaninë Rajonale, Uniteti, me e pastru qytetin definitivisht nuk do të rri duarkryq, do t’i angazhoj edhe kompanitë private që t;a bëj Mitrovicën të pastër, të jetueshme dhe do t’ia kthejmë shpresën qytetarëve të Mitrovicës. Këtu përfshihen edhe qentë endacak, sepse mungesa e pastërtisë nëpër qytete krijon edhe grumbullimin e qenvë endacak. Unë sot nëse dal në qytet më shumë shoh qen endacak në Mitrovicë sesa në Prishtinë. Edi që ligji nuk na lejon që t’a trajtojmë këtë problematikë ashtu siç duam ne dhe do t’i përshtatemi ligjit por përfundimisht çështja e qenve endacakë ka nevojë me u trajtu edhe nga niveli qëndror. Ligji ka nevojë me u trajtu ndryshe në mënyrë që komunat me pas ‘dorën e lirë’ me menaxhu situatën pak më mirë se sa është e menaxhueshme tani” tha Plakolli në Blic Interview me Astrit Gashin raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/