Lajme

Plagosje e rëndë në Prishtinë, një grua është dërguar në QKUK

04/10/2018 15:55
nga:A. R.

Një plagosje nga plumba qorr ka ndodhur para pak orësh në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi” ndërsa është lënduar një grua.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e Policisë së Kosovës, të cilët kanë izoluar pjesën ku ka ndodhur plagosja.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se e lënduara është dërguar në QKUK.

“Sot në ora 13:48 në Rr ,,Bajram Kelmendi” është raportuar për një rast plagosje nga një plumb bredhës “qorr” , ku një e lënduara është goditur në pjesën e poshtme të këmbës dhe është dërguar në QKUK, policia po e heton rastin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se rasti është lajmëruar nga QKUK-ja.

Sot rreth orës 14:00, nga QKUK-ja, kemi pranuar  informatën për një person të plagosur nga  arma e zjarrit.

Sipas deklaratës së viktimës (femër) Sh. A 30 vjeç, rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku nga një plumb “qorr” , ajo është goditur në këmbën e majtë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.” thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaBlic/

 

 

 

 

09/20/2020 09:02

Në Istog i mituri lëndon me armë zjarri shokun e tij