Lajme

Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar

02/15/2025 09:11
nga:Y I

Më 14 shkurt, pas mesnate, një burrë dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas policisë, ende nuk është arritur të identifikohet i dyshuari i rastit.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.