Policia e Kosovës ka japur detaje më të hollësishme mbi ngjarjen që ndodhi gjatë ditës së djeshme në lagjen “Kodra e Trimave”, ku dyshohet se një burr plagosi dy të tjerë, shkruan GazetaBlic.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhojadhe një veturë me targa kosovare.
Po ashtu, një tjetër veturë me targa vendore në një lokacion tjetër, e goditur nga predhat, është gjetur dhe sekuestruar.
“Prishtinë 21.11.2024-15:57. Raportohet se për motive të panjohura, i dyshuari mashkull kosovar, me armë zjarri, ka plagosur dy meshkuj kosovarë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore, po ashtu në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga predhat. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një personi, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri revole CZ”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndryshe, sipas raportit policor të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK dhe të njëjtit më pas janë cilësuar si të dyshuar për të cilët prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe janë duke u siguruar nga zyrtarët policorë.