Lajme

Plagoset rëndë një infermier në QKUK

09/26/2020 15:57
nga:F K

Sindikata e infermierëve të Kosovës ka njoftuar se është plagosur një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton GazetaBlic. 

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve. Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar. Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë. Kryesia e Sindikatës së infermierëve”, ka njoftuar Sindikata.

Në lidhje me këtë rast, GazetaBlic është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës./GazetaBlic